
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.
Kështu ka deklaruar gjatë së martës, presidenti amerikan, Donald Trump, pasi është pyetur nga gazetarët nëse ka ndodhur një gjë e tillë në raportet me Ukrainën.
“Jo, nuk e kemi bërë. Ne po i ndihmojmë dhe po shkëmbejmë informacione inteligjence”, ka deklaruar Trump, raprton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka përsëritur kërkesën për përfundimin e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Ne duam që lufta të përfundojë. Prandaj po punojmë me ta dhe me Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Trump. /Klankosova.tv