Ky është mashkulli më i bukur në Turqi, sipas një sondazhi

Ky është mashkulli më i bukur në Turqi, sipas një sondazhi

Written by

in

Ky është mashkulli më i bukur në Turqi, sipas një sondazhi

Aktorit të njohur turk, Çağatay Ulusoy, i shtohet një tjetër titull në koleksionin e tij, por këtë herë i bazuar tërësisht në votën e publikut. Në një sondazh të ri që ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat turke pikërisht këtë Nëntor, ylli i serialeve është kurorëzuar si “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”.

Sipas raportimeve nga mediat si “Sonsöz Gazetesi”, vlerësimi erdhi si rezultat i një sondazhi të gjerë të zhvilluar në një “platformë ndërkombëtare”, ku fansat dhe ndjekësit patën mundësinë të votonin për yjet e tyre të preferuar. Edhe pse në garë ishin shumë emra të njohur të showbiz-it turk, Çağatay ishte ai që grumbulloi numrin më të madh të votave, duke dëshmuar se popullariteti i tij i kapërcen kufijtë e Turqisë.

Ky vlerësim vjen në një moment kulminant të karrierës së tij. Pas sukseseve me serialet “Kübra” dhe “Gaddar”, Ulusoy aktualisht po “thyen” rekordet e shikueshmërisë me serialin “Eşref Rüya”, ku luan përkrah Demet Özdemir.

Burimi: Insajderi