
Përbërja e re e Këshillit Kombëtar të Shkencës mori shumicën e votave në Kuvend, por emërimi i 15 anëtarëve u shoqërua me kritika për mungesën e përgatitjes universitare të njërit prej tyre.
Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për Valmir Krasniqin, i cili e konfirmoi se nuk posedon diplomë universitare, por tha se këtë e dëshmon kontributi i tij shkencor.
Në seancën e së enjtes u votua edhe shkarkimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ndërsa kritika pati edhe për procesin e zgjedhjes së Bordit të RTK-së. Deputetja Ganimete Musliu ngriti shqetësimin për tërheqjen e kandidatëve shqiptarë nga gara.
Ndërkohë, anëtare e Bordit të RTK-së nga komuniteti serb u zgjodh Ana Kostiç, me mandat dyvjeçar, ndërsa Aldin Shabani do të përfaqësojë komunitetet e tjera./Klankosova.tv.
Për më shumë, ndiqni kronikën e mëposhtme: