Egnatia, skuadra e vetme shqiptare në Evropë e shënon fitoren e parë

Egnatia, skuadra e vetme shqiptare në Evropë e shënon fitoren e parë

Written by

in

Skuadra shqiptare e ka dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, por është dashur të luftojë deri në fund për t’i siguruar tri pikët.

Egnatia e ka nisur ndeshjen më mirë, duke krijuar disa raste për shënim. Megjithatë, pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë është mbyllur pa gola. Në minutën e dyzet e dytë, Guillem Jaime e ka goditur shtyllën, por rezultati ka mbetur 0:0.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Egnatia ka kaluar në epërsi. Alessandro Albanese ka shënuar nga afërsia, pas një asistimi të Fernando Medeiros.

Lincoln e ka barazuar rezultatin pak më shumë se dhjetë minuta para fundit. Yussef Flalhi Idrissi ka realizuar me një goditje të saktë nga jashtë zonës.

Megjithatë, festa e skuadrës nga Gjibraltari ka zgjatur vetëm dy minuta. Në minutën e tetëdhjetë e një, Fernando Medeiros e ka shënuar golin e fitores për Egnatian, pas pasimit të Numan Ajetovikj.

Me këtë fitore, Egnatia është ngjitur në zonën e “play off” në Ligën e Konferencës, ndërsa Lincoln Red Imps renditet në vendin e njëzet e shtatë, pas humbjes së tretë në katër ndeshjet e zhvilluara në fazën e ligës.

Burimi: RTKLive