Ozil zbulon fjalët e Mourinhos pas humbjes 5-0 nga Barcelona: Vitin tjetër do t’i shkatërrojmë

Ozil zbulon fjalët e Mourinhos pas humbjes 5-0 nga Barcelona: Vitin tjetër do t’i shkatërrojmë

Written by

in

Ozil zbulon fjalët e Mourinhos pas humbjes 5-0 nga Barcelona: Vitin tjetër do t’i shkatërrojmë

Ish-futbollisti i Real Madridit, Mesut Ozil, ka rrëfyer një prapaskenë nga dhoma e zhveshjes së madrilenëve pas humbjes së rëndë 5-0 ndaj Barcelonës, duke zbuluar mënyrën se si Jose Mourinho kishte motivuar skuadrën në atë moment të vështirë.

Ozil kujton se pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët prisnin që trajneri portugez të shpërthente nga zemërimi, por reagimi i tij ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që kishin menduar.

Sipas rrëfimit të gjermanit, Mourinho iu afrua lojtarëve, i goditi lehtë në kokë dhe u kërkoi të mos e ulnin kokën, duke u dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen.

“Mbani kokën lart. Unë jam Jose Mourinho. Vitin tjetër, do t’i shkatërrojmë”, ishte mesazhi që, sipas Ozilit, trajneri portugez ua dha futbollistëve.

Ozil shtoi se pikërisht kjo ndodhi, duke iu referuar sezonit pasues, kur Real Madridi arriti të triumfonte në La Liga, duke thyer dominimin e Barcelonës.

Humbja 5-0 ndaj Barcelonës kishte ndodhur në nëntor të vitit 2010, në një nga përballjet më të paharrueshme të rivalitetit mes dy gjigantëve spanjollë. Ndërsa në sezonin 2011/12, Reali i drejtuar nga Mourinho e fitoi kampionatin me rekord prej 100 pikësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali