Kosova eliminohet nga `play off` për Botërorin 2027

Kosova eliminohet nga `play off` për Botërorin 2027

Written by

in

Vajzat e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë të “play off” ndaj Austrisë, këtë herë me rezultat 4:0, në ndeshjen e zhvilluar të martën në Austri.

Austriaket e kanë nisur mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e shtatë me golin e Hobingerit.

Në pjesën e dytë, Austria e ka thelluar epërsinë me golin e Puntigamit në minutën e gjashtëdhjetë e pestë. Kirchberger në minutën e tetëdhjetë e gjashtë dhe Campbell në minutën e tetëdhjetë e nëntë e kanë vulosur fitoren 4:0.

Ndeshjen e parë të zhvilluar të premten e kaluar në Prishtinë, Kosova e kishte humbur me rezultat 2:1.

Kështu, pas dy humbjeve ndaj Austrisë, Kosova i jep fund rrugëtimit drejt Botërorit të vitit 2027, që do të organizohet në Brazil.

Burimi: RTKLive