Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Written by

in

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë diskutimit ka trajtuar mundësitë që sjell inteligjenca artificiale, por edhe rreziqet afatgjata që lidhen me zhvillimin e shpejtë të teknologjive ushtarake.

“Në fjalën time trajtova ndikimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e fushës së mbrojtjes, mundësitë që sjell dhe rreziqet afatgjata që lidhen me zhvillimin e shpejtë të teknologjive ushtarake”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së rolit të njeriut në vendimmarrje, edhe në rastet kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake.

“Theksova se, edhe kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake, vendimmarrja duhet ta ruajë dimensionin njerëzor dhe përgjegjësinë përfundimtare duhet ta mbajnë njerëzit”, ka deklaruar ministri.

Maqedonci ka bërë të ditur se diskutimi është zgjeruar edhe te ndikimi i inteligjencës artificiale në vendimmarrjen politike dhe në shoqëri, si dhe te sfidat që këto zhvillime paraqesin për demokracinë. 

Burimi: RTKLive