Paralajmërimet për borë, Retkoceri: Kompanitë për mirëmbajtjen dimërore dhe largimin e borës në kryeqytet janë në gjendje gatishmërie

Paralajmërimet për borë, Retkoceri: Kompanitë për mirëmbajtjen dimërore dhe largimin e borës në kryeqytet janë në gjendje gatishmërie

Written by

in

Drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri ka bërë të ditur se kompanitë për mirëmbajtjen dimërore dhe largimin e borës janë në gjendje gatishmërie, me ekipet dhe mekanizmin e nevojshëm për intervenim në të gjitha zonat e Kryeqytetit.

Retkoceri në një postim në Facebook ka kërkuar kujdes nga qytetarët edhe gjatë lëvizjes në këmbë.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“GATI PER BORËN, NË GATISHMËRI PËR KRYEQYTETIN!

Me paralajmërimin për reshje bore, ju lusim të keni kujdes të shtuar në komunikacion dhe gjatë lëvizjes në këmbë.

Kompanitë për mirëmbajtjen dimërore dhe largimin e borës janë në gjendje gatishmërie, me ekipet dhe mekanizmin e nevojshëm për intervenim në të gjitha zonat e Kryeqytetit.

Siguria juaj është prioriteti ynë!. /Telegrafi/