“Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën”, OVL-UÇK nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

“Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën”, OVL-UÇK nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Written by

in

“Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën”, OVL-UÇK nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të thërrasin sa më shpejt një seancë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën e ka cilësuar si gjykatë politike.

Këtë kërkesë ai e ka bërë gjatë homazheve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz, ku përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve kanë nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Jashari ka kritikuar institucionet e Kosovës për, siç ka thënë, mungesën e veprimeve konkrete lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka kërkuar që përfaqësuesit institucionalë, përveç deklaratave publike, të ndërmarrin hapa konkretë në përmbushje të përgjegjësive të tyre.

“Në këto raste i nderojmë të gjithë dëshmorët e të gjitha periudhave pa dallim, që të gjithë kanë pasur një qëllim: lirinë e këtij vendi, dhe nëpërmjet lirisë, çlirimin dhe bashkimin e popullit dhe kombit shqiptar. Edhe sot këto festa nuk shënohen për ne si duhet, për arsye sepse krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë padrejtësisht në Hagë, dhe unë nga ky vend do t’ju thoja përfaqësuesve të institucioneve të nuk vlen vetëm të rrinë e të bëjnë deklarata në këtë vend të shenjtë, te varrezat e dëshmorëve, por të veprojnë në detyrat dhe pozicionet që i kanë marrë, sepse kanë përgjegjësi morale, njerëzore dhe kombëtare. Dhe edhe sot nga këtu dua t’u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që të thirret një seancë sa më shpejt, dhe vetëm një nënë të votohet dhe të shfuqizohet Gjykata Speciale, ajo gjykatë politike ku mori një vendim politik, dënoi krerët, arën, dhe goditi, siç e kemi thënë në vetë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, goditi në shtetësinë e Kosovës, dhe natyrisht edhe po të ishte i gjallë Adem Jashari me të gjithë këta bashkëluftëtarë, sigurisht se do të përfundonin atje padrejtësisht”, ka thënë ai.

Jashari ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e përpjekjeve diplomatike dhe juridike, me qëllim që, sipas tij, të marrë fund ajo që e ka cilësuar si padrejtësi ndaj Kosovës dhe luftëtarëve të UÇK-së.

“Dhe shpresojmë që krahas shfuqizimit të kësaj gjykate të vazhdojnë betejën diplomatike edhe juridike dhe sa më shpejt të merr fund kjo re e zezë t’i hiqet Kosovës që ju është vendosur padrejtësisht, dhe njëherë e përgjithmonë të merr fund kjo gjueti që gjatë gjithë periudhës pas përfundimit të luftës është goditur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe luftëtarët e kësaj lufte të shenjtë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali