
Në Ditën e Flamurit, këngëtarët e muzikës (edhe) folklorike, Fatmir dhe Erblin Hoxha, babë e bir, ishin të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku folën për rëndësinë e këngëve patriotike dhe ruajtjen e traditave shqiptare.
Gjatë intervistës, ata treguan për lidhjen e tyre me muzikën folklorike dhe rëndësinë që kjo muzikë ka në kultivimin e vlerave kombëtare.
Fatmir Hoxha tha se dashurinë për muzikën e ka trashëguar nga familja, duke treguar se edhe prindi i tij ka qenë muzikant dhe se instrumenti i parë me të cilin është ushtruar ka qenë çiftelia.
“Është gjenetike. Edhe prindi im ka qenë muzicient… Instrumenti i parë që e kam ushtruar ka qenë qiftelia…” – theksoi mes tjerash Hoxha.
Ndërkohë, djali i tij, Erblini, tregoi për ndjesitë që i përjeton për këngët folklorike.
“Unë ndihem gjithmonë mirë kur këndoj këngë folklorike. Është vlerë, është diçka e jona. Secili duhet të krenohet me folklorin e popullit të vet, sepse mendoj se është diçka me shumë vlerë”, u shpreh Erblini.
Të ftuarit, përveç rrëfimeve për muzikën dhe traditën, interpretuan edhe disa këngë në studio, duke i dhënë atmosferë festive emisionit në këtë 28 Nëntor.
Për më shumë: