
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Në postimin e tij, ai ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, si dhe sakrificën e brezave shqiptarë për ruajtjen e flamurit kombëtar dhe arritjen e lirisë.
“Pavarësinë e shpallën në Vlorë. Festën e kemi në secilën shtëpi shqiptare”, ka shkruar ai.
Më tej, kryetari i LDK-së ka theksuar se flamuri shqiptar në Kosovë është ruajtur ndër breza, pavarësisht ndalimeve dhe vështirësive, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i luftës për liri.
“Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut. Ata para nesh na e lanë flamurin të lirë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë t’u lëmë një shtet të fortë e të drejtë, një shoqëri që di të bëhet bashkë dhe një atdhe ku ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre. Me fat 28 Nëntori, shqiptarë kudo që jeni!” – theksoi mes tjerash ai.
Postimi i plotë: