
Në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, është përuruar shtatorja dhe sheshi që mban emrin e Shën Nënë Terezës.
Ceremonia e përurimit është mbajtur pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare me famë botërore.
Me vendosjen e shtatores dhe emërtimin e sheshit, Prizreni nderon figurën dhe trashëgiminë e Shën Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.
Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.
Përurimi i shtatores dhe sheshit u bë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit.