FPSRK-ja zhvillon aksion kontrollues në tregun e Prizrenit kundër shitjes së paligjshme të peshkut

FPSRK-ja zhvillon aksion kontrollues në tregun e Prizrenit kundër shitjes së paligjshme të peshkut

Written by

in

FPSRK-ja zhvillon aksion kontrollues në tregun e Prizrenit kundër shitjes së paligjshme të peshkut

Federata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar një aksion kontrollues në tregun e Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit, me qëllim të luftimit të shitjes së paautorizuar të peshkut dhe shkeljeve të Ligjit për Peshkim.

Përmes një postimi, kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka bërë të ditur se angazhimi për parandalimin e veprimtarive të paligjshme do të vazhdojë edhe në tregjet e tjera të Kosovës.

Sipas tij, kontrollet synojnë mbrojtjen e pasurive ujore dhe garantimin e zbatimit të ligjit.

“Kontrollet do të vazhdojnë në tregjet e Kosovës për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme, për të mbrojtur pasuritë ujore dhe për të garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e FPSRK-së.

Vitia ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

FPSRK-ja ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e veprimtarive të paligjshme që lidhen me peshkimin, duke e cilësuar këtë angazhim si pjesë të misionit për mbrojtjen e ujërave dhe të peshkatarëve sportivë të Kosovës.