
Kompania Rajonale e Mirëmbajtjes “Pastërtia” në Ferizaj ka nisur pastrimin e borës dhe hedhjen e rërës në zonat e thella malore të fshatrave Burrnik dhe Jezerc.
Ky angazhim po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit për LOT II, LOT V dhe LOT VI.
Sipas kompanisë, ndërhyrjet kanë për qëllim krijimin e kushteve më të sigurta për qarkullim dhe lehtësimin e lëvizjes së banorëve të këtyre lokaliteteve, veçanërisht gjatë kushteve të vështira atmosferike.
KRM “Pastërtia” ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët gjatë gjithë sezonit dimëror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali