Atletico përballet me Barcelonën, Simeone nuk e fsheh frikën nga sfida: Do të vuajmë

Atletico përballet me Barcelonën, Simeone nuk e fsheh frikën nga sfida: Do të vuajmë

Written by

in

Atletico përballet me Barcelonën, Simeone nuk e fsheh frikën nga sfida: Do të vuajmë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka paralajmëruar se skuadrën e tij e pret një përballje tejet e vështirë ndaj Barcelonës, duke pranuar se lojtarët do të duhet të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Strategu argjentinas foli pas fitores ndaj Elches në La Liga, ku vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, por pranoi se gabimet gjatë ndeshjes u dhanë mundësi kundërshtarëve të riktheheshin në lojë.

Simeone u shpreh i kënaqur me formën e Atletico Madridit në ndeshjet si mysafir, duke theksuar serinë prej gjashtë fitoreve radhazi në udhëtim.

Ai vlerësoi gjithashtu paraqitjen e sulmuesit Julián Álvarez, për të cilin tha se skuadra ka nevojë ta ketë në formën më të mirë fizike dhe teknike.

Megjithatë, vëmendja e trajnerit tashmë është përqendruar te përballja e së mërkurës kundër Barcelonës, të cilën e konsideron një sfidë shumë të komplikuar.

“Çdo ndeshje i ka rrethanat e veta dhe nuk mund ta parashikosh se çfarë do të ndodhë në stadiumin e kundërshtarit”, deklaroi Simeone.

Ai nuk e fshehu vështirësinë e sfidës, duke dhënë një paralajmërim të qartë për atë që e pret skuadrën e tij.

“Do të vuajmë në Barcelonë”, u shpreh trajneri argjentinas.

Atletico do të ketë edhe disa mungesa për këtë përballje. Marc Pubill është i suspenduar për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë, ndërsa Romero gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion.

Pavarësisht mungesave, Simeone bëri të qartë se nuk planifikon të ndryshojë qasjen taktike, ndërsa skuadra do të shfrytëzojë ditët në dispozicion për t’u përgatitur sa më mirë për një nga sfidat më të rëndësishme të javës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali