Një 20 vjeçar shqiptar është dëbuar nga Italia dhe është riatdhesuar në Shqipëri, një ditë pas lirimit nga burgu.
Operacioni u realizua nga Policia e Shtetit në Arezzo, në bashkëpunim me Zyrën e Emigracionit.
Sipas autoriteteve italiane, i riu ishte përfshirë në disa raste në aktivitete të lidhura me shitjen e lëndëve narkotike, shkruan mediumi Arezzo24.
Pas lirimit nga burgu, më 26 nëntor, ai iu dorëzua Zyrës së Emigracionit për verifikimin e statusit të tij në territorin Italian, transmeton Telegrafi.
Gjatë kontrolleve, autoritetet konstatuan se qëndrimi i tij në Itali ishte i parregullt dhe i njoftuan vendimin për dëbim.
Më 27 nëntor, 20-vjeçari u shoqërua nga policia në aeroportin e Peruxhias, prej nga u nis me një fluturim drejt Shqipërisë, duke përfunduar kështu procedura e riatdhesimit të tij./Telegrafi/