Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s’ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s'ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

Written by

in

Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s'ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në rastin ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, nuk ka treguar për afatet kohore lidhur me këtë strategji, por sipas tij e rëndësishme është që puna të fillojë.

Ai po ashtu nuk ka treguar për përbërjen e këtij grupi, duke e thënë atë që tashmë është bërë e ditur, se kryesues do të jetë zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, transmeton Klankosova.tv

“Qeveria është përkushtuar që të themelojë një strategji. Në krye të grupit do të jetë zv/kryeministri Glauk Konjufca, në mënyrë që ne të mbrojmë udhëheqësit tanë të luftës së gjenden në Hagë. Ne vetëm kemi themeluar Grupin Punues, do të ketë edhe përfaqësim institucional dhe parlamentar.

Do të bashkërendohet mbështetja juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit. Me këtë vendim, konkretizohet zotimi që kemi dhënë disa herë me mjetet që ne si qeveri kemi ne dispozicion, që të angazhohemi për drejtësi dhe mbrojtjen e të vërtetës historike.

Afatet kohore se kur do të realizohet strategjia, varen prej shumë faktorëve. Për ne është e rëndësishme që të fillojë, të trajtohet në radhë të parë, të mos bëjmë gabime të mundshme siç i kemi parë, që të ngutemi.” – u shpreh Hoti në konferencën për media pas mbledhjes së ekzekutivit.

Sipas tij, vendimi dënues ndaj katërshes është i padrejtë, duke theksuar se lufta është bërë për mbrojtjen e popullit dhe në asnjë rrethanë UÇK s’mund të gjykohet.

“Ne kemi thënë qëndrime tona disa herë publikisht, që për ne është edhe juridikisht, edhe moralisht, i padrejtë një vendim i tillë që është dhënë para një muaji në Gjykatën Speciale. Edhe është i pasaktë historikisht, sepse UÇK rrjedh nga populloi i saj, si derivat për mbrojtjen e populli të Kosovës dhe në asnjë rrethanë, asnjë gjykatë, nuk mund të gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.” /Klankosova.tv