Ekskluzive | I tradhtoi aroma e marihuanës në Tiguan – këta janë dy 21-vjeçarët që u kapën afër “Albi Mall”

Ekskluzive | I tradhtoi aroma e marihuanës në Tiguan – këta janë dy 21-vjeçarët që u kapën afër “Albi Mall”

Written by

in

Ekskluzive | I tradhtoi aroma e marihuanës në Tiguan – këta janë dy 21-vjeçarët që u kapën afër “Albi Mall”

Aroma e marihuanës brenda një Volkswagen Tiguan ka çuar në zbulimin e narkotikëve të dyshuar gjatë një kontrolli policor në afërsi të “Albi Mall” në Prishtinë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, dy të dyshuarit janë Uliks Lila dhe Leart Pllana, të dy rreth 21 vjeç.

Vetura ishte ndaluar më 26 nëntor, rreth orës 23:15, nga njësia policore me vetura inteligjente. Pasi policët kishin nuhatur aromën e marihuanës, kishin kontrolluar automjetin dhe kishin zbuluar substancat e dyshuara narkotike.

Lila posedonte 4.21 gramë, ndërsa Pllana 4.26 gramë. Të dy kanë deklaruar para hetuesve se substancat i posedonin për konsum personal.

Policia ka sekuestruar gjithsej 8.47 gramë narkotikë të dyshuar, ndërsa me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të rinjve është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali