Serie A vazhdon me ndeshjet e javës së 13-të, ku në program janë katër përballje interesante

Serie A vazhdon me ndeshjet e javës së 13-të, ku në program janë katër përballje interesante

Written by

in

Serie A vazhdon me ndeshjet e javës së 13-të, ku në program janë katër përballje interesante

Vëmendja kryesore do të jetë te superndeshja Como – Juventus, ndërsa Napoli dhe Roma synojnë të marrin pikët e plota.

12:30 – Udinese – Fiorentina
Udinese dhe Fiorentina përballen në një ndeshje ku të dyja skuadrat kanë nevojë urgjente për pikë. Udinese ndodhet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë, ndërsa Fiorentina është e 16-ta me 9 pikë. Një përballje shumë e rëndësishme për largimin nga zona e rrezikut.

15:00 – Sassuolo – Napoli
Napoli udhëton te Sassuolo me synimin për t’u rikthyer te fitorja dhe për të mos humbur kontaktin me kreun e tabelës. Napolitanët kanë 18 pikë dhe renditen në vendin e tetë, ndërsa Sassuolo është në pozitën e 19-të me vetëm 8 pikë. Vendasit kërkojnë pikë të çmuara për mbijetesë.

18:00 – Roma – Monza
Roma synon të vazhdojë sezonin fantastik dhe të mbetet në garën për kreun e Serie A. Skuadra romake është e dyta me 30 pikë dhe ende nuk njeh humbje në kampionat. Përballë do të ketë Monzën, që renditet në vendin e 14-të me 10 pikë dhe kërkon një rezultat pozitiv në udhëtim.

20:45 – Como – Juventus
Një përballje shumë interesante në Como, ku vendasit presin Juventusin. Como po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe renditet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Juventusi është i gjashti me 21 pikë. Bardhezinjtë synojnë fitoren për t’iu afruar zonës së kreut, por përballë kanë një kundërshtar që po dëshmon se mund të rivalizojë skuadrat më të mëdha.

Të gjitha këto përballje, live dhe ekskluzivisht në ArtMotion!./Klankosova.tv.