
Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira, pasi pësoi humbje të rëndë 0-4 nga Brentford në Premier League.
As ardhja e Mauricio Pochettinos nuk ka sjellë ndryshimin e pritur.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, United renditet në vendin e parafundit me vetëm tri pikë larg zonës së shpëtimit.
Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, pasi nëse Crystal Palace fiton ndaj Hull Cityt, skuadra nga Manchesteri do të zbresë në vendin e fundit.
Edhe kalendari i ardhshëm është shqetësues.
Në shtatë ndeshjet e radhës, United do të përballet me Newcastle, Arsenal dhe Brighton në transfertë, duke rrezikuar të fundoset edhe më shumë në tabelë./Klankosova.tv.