LEX | Dështon gjykimi për 25 mijë euro ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit Isak Islami – Mungon anëtari i trupit gjykues

LEX | Dështon gjykimi për 25 mijë euro ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit Isak Islami – Mungon anëtari i trupit gjykues

Written by

in

LEX | Dështon gjykimi për 25 mijë euro ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit Isak Islami – Mungon anëtari i trupit gjykues

Ka dështuar të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit privat Isak Islami, të cilët përballen me akuza që lidhen me keqpërdorime të dyshuara në një rast ku përmendet shuma prej 25 mijë eurosh.

Shkak për mosmbajtjen e seancës ishte pamundësia e pjesëmarrjes së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, pasi i njëjti ishte i angazhuar në një proces tjetër gjyqësor.

Si rrjedhojë, seanca nuk ka mundur të vazhdojë dhe shqyrtimi gjyqësor është shtyrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 maj 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Sheholli akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, ndërsa Islami për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria pretendon se Sheholli, në cilësinë e avokates së të dëmtuarit Besim Sopi, më 15 gusht 2023 kishte kërkuar 25 mijë euro, duke pretenduar se mund të ushtronte ndikim te anëtarët e kolegjit gjykues të Gjykatës së Apelit për një çështje civile.

Sipas dosjes së Prokurorisë, aktgjykimi në atë çështje ishte nxjerrë dhe i ishte dorëzuar avokates para se të kërkohej shuma e parave.

Ndërkohë, përmbaruesi privat Isak Islami akuzohet se më 21 dhjetor 2023 kishte tejkaluar kompetencat zyrtare, duke urdhëruar dhe ekzekutuar përmbarimin e një shume prej mbi 25 mijë eurosh ndaj Besim Sopit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, përmes kësaj procedure ishte bllokuar llogaria bankare e të dëmtuarit dhe ishin transferuar mjetet në llogarinë e përmbaruesit, në kundërshtim me procedurat ligjore. I dëmtuari pretendohet se ishte njoftuar për këtë vetëm pasi kishte vërejtur mungesën e parave në llogarinë e tij.

Të dy të akuzuarit ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2024, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, nga e cila ishin liruar më 10 janar 2025.

Rasti vazhdon të jetë në shqyrtim gjyqësor dhe pretendimet e Prokurorisë mbeten për t’u vërtetuar në gjykatë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Dështon gjykimi për 25 mijë euro ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit Isak Islami – Mungon anëtari i trupit gjykues appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali