Sydney Sweeney ka publikuar foto të reja nga xhirimet e fushatës për markën e saj të të brendshmeve Syrn.
Aktorja publikoi fotot e para nga fushata për koleksionin e festave në tetor. Në to, 29-vjeçarja pozon në kombinime provokuese të frymëzuara nga personazhe nga filmat e njohur të Krishtlindjeve.
Të premten, ajo postoi disa foto të reja në njërën prej tyre, ylli i “Euphoria” mban veshur të brendshme të zeza, doreza lëkure dhe çorape deri në kofshë.
Kostumi është frymëzuar nga Jack Skellington nga “The Nightmare Before Christmas”, dhe aktorja ka vënë buzëkuq të zi dhe pozon me një hënë të plotë në sfond.
Në një foto tjetër, ylli i “The Housemaid” pozon me të brendshme të kuqe që i ngjajnë një fjongo dekorative të mbështjellë rreth trupit të saj. Edhe në këtë foto, në sfond duket hëna e plotë, dhe aktorja është kthyer me shpinë nga kamera dhe shikon mbi shpatull. Ajo e kompletoi kombinimin me grim të guximshëm dhe një vello të bardhë.
Ajo postoi gjithashtu një video të shkurtër e veshur me të brendshme të bardha. Në video, ajo shtrihet në një qilim të kuq dhe të bardhë dhe e hedh kokën prapa ndërsa borë artificiale bie përreth saj. Flokët e saj të valëzuara janë pjesërisht të ngritura dhe ajo ka vënë buzëkuq të kuq.
“E keqe apo e mirë… po lançojmë dy koleksionet e fundit të festave të @syrn më herët, vetëm këtë fundjavë (dhe nuk munda të rezistoja pa ndarë edhe disa të tjera nga xhirimet sepse e dini sa shumë i dua festat),” shkroi Sweeney në mbishkrimin e postimit.