Kurti: Vazhdon programi i kuponëve për çerdhe, aplikimi deri më 10 dhjetor

Kurti: Vazhdon programi i kuponëve për çerdhe, aplikimi deri më 10 dhjetor

Written by

in

Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor, tashmë në 18 komuna të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka njoftuar se afati për aplikim është deri më 10 dhjetor.

Familjet e interesuara mund të aplikojnë përmes vegëzës: https://rks-gov.net/596.

“Edukimi në fëmijëri të hershme është prioriteti i qeverisë sonë, për të cilin po punojmë çdo ditë”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka përmbyllur njoftimin me mesazhin: “Qeveria për familjen”.

Burimi: RTKLive