Kurti: Familjet me asistencë sociale mund të aplikojnë për kuponë të çerdheve

Kurti: Familjet me asistencë sociale mund të aplikojnë për kuponë të çerdheve

Written by

in

Kurti: Familjet me asistencë sociale mund të aplikojnë për kuponë të çerdheve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se programi i kuponëve për çerdhe, i dedikuar për fëmijët e familjeve që marrin asistencë sociale, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti shkollor, në 18 komuna të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka njoftuar se afati për aplikim është deri më 10 dhjetor, ndërsa përfituesit e programit mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kurtit, aplikimi mund të bëhet në këtë vegëz: https://rks-gov.net/596