Një xhiro e çmendur është zhvilluar në Suedi, ku Sirius e mori epitetin si kampion për herë të parë në histori.
Sirius dhe Hammarby garuan për titull deri në xhiron finale, me këtë të fundit që ishte lider falë golaverazhës.
Sidoqoftë, ajo që askush s’e priste ndodhi. Hammarby nuk arriti të fitojë përballjen si mysafir i Vasteras, për të pësuar humbje me rezultat 1-0.
Në të njëjtën kohë, Sirius mori një fitore të vështirë në udhëtim te Goteborg me një gol të minutës së 87-të falë të inkuadriarit Vancsa.
Kësisoj, Sirius për herë të parë në histori e fiton titullin e kampionit në Suedi me 64 pikë, tri mbi Hammarbyn dhe njëkohësisht siguron një vend në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm 2027/28.
Përndryshe, pas fishkëllimës së fundit, nisi edhe festa e çmendur e tifozëve në stadium dhe nëpër kafene, ku shiheshin të gjithë duke e kapur kokën ngase nuk e besonin këtë realitet./Telegrafi/