Portieri i Kosovës Arijanet Muric është kthyer në formën më të mirë te Sassuolo, duke shkëlqyer në barazimin pa gola ndaj Napolit.
“Gardiani” dardan ishe arsyeja pse Napoli s’i mori pikët e plota, ku ishte thjesht i pandalshëm ndaj skuadrës së ish-kapitenit Amir Rrahmani.
Muric bëri plot shtatë pritje në sfidën me Napolin, pesë prej tyre goditjeve ishin brenda zonës si dhe arriti të rikuperojë topin plot 16 herë.
Falë kësaj paraqitje madhështore, “Sofascore” e vlerësoi me notën më të lartë të mundshme 10.0. Rrahmani ndër të tjera u vlerësua me notën 7.4.
Kësisoj, Muric kthehet në formë në kohën më të mirë, ngase është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e fundit me klubin italian. Faktikisht, edhe trajneri i kishte bërë thirrje publike për “këndellje”.
Kishte zëra që Sassuolo po konsideronte shitjen, por nëse vazhdon me këso paraqitje, atëherë një situatë e tillë nuk do të ndodhë./Telegrafi/