Ushtarët e FSK-së bëhen me jelekë taktikë, jepet kontrata mbi 300 mijë euroshe

Ushtarët e FSK-së bëhen me jelekë taktikë, jepet kontrata mbi 300 mijë euroshe

Written by

in

Ushtarët e FSK-së bëhen me jelekë taktikë, jepet kontrata mbi 300 mijë euroshe

Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë një grup operatorësh ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar në platformën E-Prokurimi, fitues është grupi i operatorëve ekonomikë “RUNWAY SH.P.K.” dhe “Sabit Makiqi B.I.”, të cilët kanë paraqitur ofertën me vlerë prej 328 mijë eurosh.

Për këtë aktivitet prokurimi kanë konkurruar gjithsej 13 operatorë ekonomikë, ndërsa vlera fillestare e parashikuar e kontratës ishte 470 mijë euro.

Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, kontrata është dhënë më 1 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte paraparë për më 30 nëntor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali