
Festa e 28 Nëntorit, për dikë për pak sa nuk përfundoi tragjikisht.
Katër persona po e planifikonin vrasjen e V.B nga Prishtina, por që ky veprim u parandalua nga Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Pak para se të nisë plani i ekzekutimit të 34-vjeçarit, dy të dyshuar E.A dhe B.R u kapën e u ndaluan për 48 orë.
Në orët e para të së dielës, në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit u arrestua edhe F.H, teksa G.B vazhdon të jetë në arrati.
Me urdhër të prokurorit, u zhvilluan edhe bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq e Gjakovë.
Motivi i dyshuar i këtij rasti ende nuk dihet zyrtarisht, por Klani merr vesh se të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit për posedim të narkotikëve dhe shitblerje të veturave.