Denoncohet parkingu nëntokësor shtatë milionë eurosh i Imri Ahmetit: Po pikon ujë, ta hetojnë Krimet Ekonomike

Denoncohet parkingu nëntokësor shtatë milionë eurosh i Imri Ahmetit: Po pikon ujë, ta hetojnë Krimet Ekonomike

Written by

in

Denoncohet parkingu nëntokësor shtatë milionë eurosh i Imri Ahmetit: Po pikon ujë, ta hetojnë Krimet Ekonomike

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari, ka kërkuar hetime për parkingun nëntokësor të kësaj komune, duke pretenduar se objekti ka nisur të ketë probleme me depërtimin e ujit vetëm një vit pas ndërtimit.

Jashari ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shihet uji duke pikuar në hapësirat e parkingut, për të cilin thotë se janë shpenzuar rreth 7 milionë euro.

Ai ka kërkuar nga Krimet Ekonomike që të nisin hetimet për këtë projekt, duke ngritur pikëpyetje për kontratën e izolimit, përgjegjësit për punimet dhe mënyrën se si janë shpenzuar paratë publike.

“Parkingu 7-milionësh po pikon, po Krimet Ekonomike kur do të lëvizin?! Sistemi pikë-pikë… çdo pikë ujë, një pikëpyetje më shumë! Apo duhet të shembet krejt parkingu që të fillojnë hetimet?”, ka shkruar Jashari.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj udhëheqjes komunale, të drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, duke kërkuar sqarime se kush e mori kontratën për izolimin dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për problemet e paraqitura në parking. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi