Komuna e Drenasit del me njoftim për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Komuna e Drenasit del me njoftim për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Written by

in

Komuna e Drenasit del me njoftim për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Komuna e Drenasit ka treguar për gjendjen e rrugëve në qytet dhe në fshatra, pas reshjeve të borës dhe rënies së temperaturave.

Sipas njoftimit të komunës, rrugët në qyetin e Drenasit janë të kalueshme, por në disa zona ka vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave, temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, e cila shkakton grumbullimin e borës në segmente të ndryshme rrugore.

“Në koordinimin e punëve në terren dhe menaxhimin e situatës kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka bashkëpunuar me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda, menaxherët e kontratave, administratorët e vendbanimeve dhe Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ekipet për mirëmbajtjen dimërore do të vazhdojnë angazhimin edhe në orët në vijim.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se deri më 12 dhjetor 2026, mirëmbajtja dimërore e rrugëve realizohet nga tre operatorë ekonomikë, të ndarë në tri lote, ndërsa nga kjo datë shërbimi do të vazhdojë sipas kontratës së re.

“Komuna iu ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo vështirësi në rrugë dhe të tregojnë kujdes të shtuar, pasi rreziku nga ngricat dhe grumbullimi i borës mbetet i pranishëm.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv