
Tashkent, 14 tetor 2026 – Kosova po merr pjesë në WAKO World Cup Uzbekistan 2026, që po zhvillohet në Tashkent nga 13 deri më 18 tetor, duke vazhduar përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare të kickbox-it.
Federata e Kickbox-it e Kosovës po përfaqësohet nga garuesit Art Dulaj dhe Nart Kastrati, të shoqëruar nga kryetari i Federatës, Fatmir Makolli. Delegacioni kosovar sot ka përfunduar me sukses regjistrimet zyrtare dhe matjet e peshës, duke qenë i gatshëm për fillimin e garave.
Kjo pjesëmarrje ka një domethënie të veçantë, pasi Uzbekistani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, u shpreh:
“Është kënaqësi dhe krenari që përfaqësojmë Kosovën në një garë të këtij niveli, veçanërisht në një shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë tonë. Sporti është një urë që bashkon popujt dhe hap dyer të reja. Synimi ynë është që sportistët të japin maksimumin, të arrijnë rezultate sa më të larta dhe të bëjnë të mundur që flamuri ynë të valojë e himni i Kosovës të intonohet në podiumin më të lartë në Tashkent.”
The post Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali