
Shpërthimet vazhdojnë t’i trazojnë ukrainasit, duke lënë pas viktima dhe shkatërrim.
Gjashtë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën të mërkurën, përfshirë një fëmijë, nga goditjet ruse me dronë në qytetin Lutsk, në veriperëndim të Ukrainës, raporton Klan Kosova.
Sulmet prekën një zonë të banuar, duke dëmtuar ndërtesën nëntë-katëshe dhe një supermarket.
Pa pasoja nuk mbetën as veturat dhe shtëpitë private.
Ndërkohë, në Kiev, vetëm disa orë më herët, sulmet nga Rusia gjatë natës, shkaktuan të paktën tre viktima dhe 21 të plagosur.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se të paktën 600 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas ofensivës së fundit të shtetit të udhëhequr nga Vladimir Putini.
Sulmet ndodhën pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një armëpushim në sektorin energjetik. /Klankosova.tv