Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si shumë të vonuar vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Kombëtare Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Haradinaj ka thënë se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo vetëm kur rrezikohen ish-krerët e saj apo themelet e lirisë.
“Sot, kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka thënë se, pavarësisht vonesës, duhet mbështetur çdo angazhim në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?
Burimi: Dukagjini
