Dy të mitura në kryeqytet raportohen se nuk janë kthyer në shtëpi

Dy të mitura në kryeqytet raportohen se nuk janë kthyer në shtëpi

Written by

in

Sipas raportit  të policisë, në rastin e parë vajza me vendbanim në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë rreth orës 07:00 është raportuar se ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa në rastin e dytë për vajzën me vendbanim në rrugën “Ibrahim Kelmendi”, rreth orës 19:00 është raportuar nga nëna e saj për të cilën ka thënë se ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Policia e ka bërë të ditur se të dy rastet janë nën hetime.

Burimi: RTKLive