Protestat e tensionuara në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit

Protestat e tensionuara në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit

Written by

in

Protestat, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, kanë shënjestruar disa institucione shtetërore.

Gjatë protestës së djeshme të tensionuar, protestuesit sulmuan Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Bankën e Shqipërisë. Seanca plenare ishte planifikuar të niste në orën 10:00, me një rend dite që përfshinte disa interpelanca me ministra të kabinetit qeveritar dhe shqyrtimin e projektligjeve të ndryshme.

Në fokus të diskutimeve do të ishte interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, në rendin e ditës ishin parashikuar dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Përveç interpelancave, deputetët pritej të shqyrtonin edhe disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Burimi: RTKLive