
Producentja e Big Brother VIP Kosova, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se përgatitjet për sezonin e ri të spektaklit kanë nisur.
“Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë… Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar ajo në postimin e saj, duke lënë të kuptohet se puna për edicionin e ardhshëm tashmë është në zhvillim, transmeton Klankosova.tv.
Mbetet të shihet se çfarë surprizash do të sjellë edicioni i ri i BB VIP Kosova.