
Kuvendi i Kosovës ka zhvendosur pikën për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 2 anëtarë shqiptarë, 1 anëtar nga komuniteti serb dhe 1 anëtar nga komunitetet jo-shumicë në bordin e RTK-së.
Kjo ka ardhur, pas mungesës së deputetëve të grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Me 63 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, kjo pikë e rendit të ditës u zhvendos për seancën e radhës.