
Opinionistja Dajana Berisha, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth situatës politike në Kosovë, dhe deklaratës që shkaktoi debat të ish-deputetit Daut Haradinaj.
Ajo tha se spektri politik i Kosovës duhet të bashkohet, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se momenti politik si në Kosovë, po ashtu në gjithë rajonin, është i ndezur, shumë delikate, saqë në gjykimin tim do të duhej pamjaftueshmërishtë një maturi nga ana e të gjithë liderëve politikë. Daut Haradinaj e ka bërë deklaratën e tij, por kjo nuk do të thotë që në moment të ketë reagime të menjëhershme emocionale, të zjarrta, nacionaliste, pa u menduar mirë. Mendoj që i gjithë spektri politik në Kosovë do duhej të kishte një unitet, do duhej të formonte një unitet, deri më tash nuk e kemi parë këtë unitet”, u shpreh Berisha.
Sa i përket deklaratës së Haradinajt rreth protestës së qytetarëve, opinionisti Ardian Gaxherri theksoi se nuk i takon ish-deputetit të bëjë të tilla qëndrime.
“Është shqetësuese, një politikani të Kosovës nuk i takon të bëjë deklarata të tilla, pavarësisht situatave”, tha ai.
Ndërkohë, opinionisti Shkumbin Kajtazi tha se nëse deklarata e Haradinajt të jepej para 6 tetorit, mund të konsiderohej nxitje.
“Çka është një element, është se Haradinaj foli për disa takime në Dubai me njerëz të Serbisë, që këto janë alarm”, tha ai.