
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin si anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Për këto dy pozita, kryetari i Komisionit për Media, Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte propozuar katër kandidatë: Bashkim Nurbojan, Nora Latifi Jasharin, Xhemajl Gashin dhe Burim Latifin.
Procesi i përzgjedhjes u zhvillua në Kuvend pas tri përpjekjeve të mëparshme për votim, të cilat kishin dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) abstenuan gjatë votimit për mënyrën e votimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kuvendi zgjedh Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin anëtarë të Bordit të BQK-së appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali