LEX | Endrit Nika sërish para trupit gjykues – Vazhdon rigjykimi për vdekjen e Maria Clara në hotelin në Prishtinë

LEX | Endrit Nika sërish para trupit gjykues – Vazhdon rigjykimi për vdekjen e Maria Clara në hotelin në Prishtinë

Written by

in

LEX | Endrit Nika sërish para trupit gjykues – Vazhdon rigjykimi për vdekjen e Maria Clara në hotelin në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte, po mbahet seanca e radhës në procesin e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar lidhur me vdekjen e Maria Clara në një hotel në Prishtinë.

Nika është paraqitur sërish para trupit gjykues, ndërsa procesi po vazhdon me shqyrtimin e rrethanave të ngjarjes tragjike.

Në seancën e kaluar, të mbajtur më 12 tetor, para trupit gjykues kishte dëshmuar recepsionistja e hotelit, e cila kishte rrëfyer momentet e natës kritike kur kishte ndodhur ngjarja.

Ajo kishte deklaruar se Endrit Nikën dhe të ndjerën i kishte parë duke hyrë në hotel, ndërsa rreth orës 02:00 kishte dëgjuar një krismë të fortë.

Sipas dëshmisë së saj, pasi kishte dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, kishte vërejtur një vajzë të shtrirë në tokë, me xhama të thyer përreth.

Recepsionistja kishte deklaruar se Maria Clara ishte ende gjallë në momentin kur ajo kishte mbërritur pranë saj dhe kishte kërkuar ujë.

Seanca e kaluar ishte përcjellë me emocione të rënda edhe nga familjarët e të ndjerës, ndërsa nëna e Maria Clara ishte parë në lot gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Rigjykimi ndaj Endrit Nikës po vazhdon, ndërsa pritet që gjatë shqyrtimit gjyqësor të trajtohen provat dhe dëshmitë lidhur me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Endrit Nika sërish para trupit gjykues – Vazhdon rigjykimi për vdekjen e Maria Clara në hotelin në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali