Begaj reagon pas dhunës në protestat në Tiranë: “Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje”

Begaj reagon pas dhunës në protestat në Tiranë: “Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje”

Written by

in

Begaj reagon pas dhunës në protestat në Tiranë: “Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas akteve të dhunës gjatë protestave në Tiranë, duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe dialog mes palëve të përfshira.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Begaj tha se i ka përcjellë protestat dhe kërkesat e pjesëmarrësve, por shprehu keqardhje për aktet e dhunës të ditëve të fundit.

Ai theksoi se zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht ai i të rinjve, por nënvizoi se dhuna dëmton shoqërinë, cenon sigurinë dhe rrezikon bashkëjetesën demokratike.

“Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë”, deklaroi Begaj.

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për forcat e rendit dhe u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, qofshin policë apo protestues.

Në fund, Begaj deklaroi se mbetet i hapur për të ofruar hapësirë për dialog dhe mirëkuptim, ndërsa u kërkoi aktorëve të përfshirë të angazhohen për bashkëpunim në interes të rinisë dhe të Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj reagon pas dhunës në protestat në Tiranë: “Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje” appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali