
Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka folur për temat aktuale në vend.
Ai në DPT te Fidani ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.
Rrahmani tha se qëllimi i këtij pushteti është luftimi i vlerave të luftës dhe vlerave të familjes.
Sipas tij, kjo qeveri prej ditës së parë primare i ka pasur këto dy segmente.
“Familjes, sepse e di që çdo organizim, bashkësi ku ka besim mes vete, ku ka qëndrueshmëri dhe lidhshmëri e pengon projektin e tij majtist për me qenë prezent në Kosovë. E majta e do me pasë veç individ jashtë organizim të familjes dhe shoqërisë, për shkak që i jep vlerë individit që ta sundojë më lehtë”, deklaroi ai në Klan Kosova.