Trump anulon transmetimin e ekzekutimit të të dënuarit për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë

Written by

in

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka anuluar planet për transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimit me pushkatim të Nidal Hasanit, ish-psikiatrit të ushtrisë amerikane, i dënuar për sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake “Fort Hood” në Teksas.

Sipas televizionit britanik BBC, vendimi erdhi pas kritikave të shumta brenda dhe jashtë SHBA-së lidhur me mundësinë e transmetimit publik të ekzekutimit.

Trumpi kishte deklaruar më herët se e kishte miratuar transmetimin e drejtpërdrejtë, ndërsa nënpresidenti JD Vance kishte shprehur dyshime nëse një gjë e tillë do të realizohej, duke thënë se nuk do ta shikonte ekzekutimin.

Të enjten, Trumpi bëri të ditur se ekzekutimi do të kryhet sipas planit, por pa transmetim të drejtpërdrejtë.

“Ai do të vdesë, sipas planit, përmes pushkatimit, por kjo ngjarje nuk do të transmetohet”, deklaroi presidenti amerikan.

Nidal Hasani kishte vrarë 13 ushtarë amerikanë dhe plagosur 32 të tjerë gjatë sulmit në bazën “Fort Hood”, në Teksas, në vitin 2009.

Ekzekutimi i tij me pushkatim do të shënonte ekzekutimin e parë ushtarak në Shtetet e Bashkuara pas më shumë se 60 vjetësh.

Trumpi shtoi se familjarët e viktimave do të kenë mundësi ta ndjekin ekzekutimin personalisht, nëse dëshirojnë, duke deklaruar se ata meritojnë të jenë dëshmitarë të drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump anulon transmetimin e ekzekutimit të të dënuarit për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali