Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, kjo ndërhyrje infrastrukturore synon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve, të lehtësojë trafikun dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Komuna ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturë po vazhdojnë me qëllim të përmirësimit të kushteve për qytetarët dhe lehtësimit të lëvizjes në zonat e qytetit.
Punimet në këtë segment rrugor janë pjesë e ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Fushë Kosovë.
Burimi: RTKLive
