
Një grua, e cila pretendon se aktori i njohur holivudian Russell Brand e ka përdhunuar në një hotel, ka deklaruar se pas sulmit të pretenduar ka pasur frikë se mund të ishte shtatzënë.
Aktori dhe komediani 51-vjeçar përballet me shtatë akuza: tri akuza për përdhunim, tri akuza për sulm seksual dhe një akuzë për sulm me natyrë të pahijshme, transmeton Klankosova.tv.
Akuzat, të ngritura nga gjashtë gra, përfshijnë një periudhë 10-vjeçare, midis viteve 1999 dhe 2009. Ai i ka mohuar akuzat.
Një video-provë, e cila iu prezantua jurisë në Gjykatën e Kurorës në Southwark të enjten, shfaqte njërën prej grave që e akuzojnë atë duke i thënë policisë: “Në thelb, ai më përdhunoi dhe unë e di që kjo ka ndodhur”.
Juria dëgjoi një nga gratë që e akuzojnë Brandin të thoshte se e kishte takuar atë në vitin 1999, para se ai të bëhej i famshëm.
Gruaja dëgjohet duke folur në një intervistë me policinë, të regjistruar në vitin 2023, kur ajo raportoi krimin e pretenduar.
Në një moment gjatë intervistës me policinë, ajo shpërtheu në lot ndërsa tha se “kjo ishte diçka e ndyrë që kishte ndodhur”.
Ajo tha se “mendoi se ishte faji i saj”, duke shtuar se “shihte makthe” lidhur me mundësinë që mund të ishte shtatzënë, sipas BBC. /Klankosova.tv