Leverkusen bindës, Lyon e fitoi duelin e fortë ndaj C.Palace

Leverkusen bindës, Lyon e fitoi duelin e fortë ndaj C.Palace

Written by

in

Leverkusen bindës, Lyon e fitoi duelin e fortë ndaj C.Palace

Një mbrëmje me shumë gola në Europa League, ku Bayer Leverkuseni dhe Lyoni ishin ndër skuadrat që morën vëmendjen kryesore.

Gjermanët triumfuan 4-0 në transfertë ndaj Lech Poznanit, me Patrik Schick që realizoi dy herë, përfshirë një gol nga penalltia, ndërsa Malik Tillman dhe Ibrahim Maza kompletuam fitoren.

Spektakël pati edhe në Lyon, ku vendasit mposhtën Crystal Palace me rezultat 3-2. Corentin Tolisso, Ernest Nuamah dhe Pavel Šulc shënuan për francezët, ndërsa Yeremy Pino dhe Daichi Kamada realizuan për anglezët, që nuk arritën ta shmangnin humbjen.

Ishte një tjetër mbrëmje interesante evropiane, me gola, emocione dhe ndeshje të luftuara deri në minutat e fundit.