Ekskluzive | Policia hyn në lokalin “Kafe&Çaj” në Mitrovicë – konfiskohen 1,610 çipa, letra bixhozi dhe një thikë

Ekskluzive | Policia hyn në lokalin “Kafe&Çaj” në Mitrovicë – konfiskohen 1,610 çipa, letra bixhozi dhe një thikë

Written by

in

Ekskluzive | Policia hyn në lokalin “Kafe&Çaj” në Mitrovicë – konfiskohen 1,610 çipa, letra bixhozi dhe një thikë

Një rast i dyshuar i bixhozit të paligjshëm është zbuluar në orët e hershme të 13 tetorit në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 03:50, Policia ka pranuar informacion për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe ka dalë në lokacion.

Në lokalin “Kafe&Çaj”, policët kanë hasur derën të hapur dhe, pasi kanë hyrë brenda, kanë vërejtur disa persona duke luajtur bixhoz. Në tavolina janë gjetur çipa dhe letra bixhozi.

Gjatë kontrollit, te Leke Morina është gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë, të cilën e kishte në çantën e krahut.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjithsej 4 kofera, 1,610 çipa dhe 8 palë letra bixhozi.

Pronari i lokalit, Florim Paqarada, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm”, ndërsa Leke Morina për veprën “Mbajtje në pronësi, posedim ose kontroll të paautorizuar të armës”.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Policia hyn në lokalin “Kafe&Çaj” në Mitrovicë – konfiskohen 1,610 çipa, letra bixhozi dhe një thikë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali