E reja në Prishtinë denoncon të dashurin për presion psikologjik dhe kanosje – ai ndalohet për 48 orë

Written by

in

Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes është raportuar më 14 tetor në rrugën “Faton Shabani” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:45, L.A. ka raportuar se kishte probleme me të dashurin e saj, A.G., me të cilin është në lidhje, por nuk bashkëjetojnë.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari kishte ushtruar presion psikologjik ndaj saj për një kohë të gjatë dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme.

Ajo ka deklaruar se më 14 tetor, përmes rrjetit social Snapchat, i dyshuari e kishte telefonuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa sipas informatave fillestare ka pranuar se i kishte shkruar vazhdimisht palës ankuese dhe se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa A.G. është ndaluar për 48 orë.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E reja në Prishtinë denoncon të dashurin për presion psikologjik dhe kanosje – ai ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali