Morina inspekton punimet në autostradën “Ibrahim Rugova”, evidenton mangësi

Morina inspekton punimet në autostradën “Ibrahim Rugova”, evidenton mangësi

Written by

in

Përmes një postimi në Facebook, Morina ka bërë të ditur se, ndonëse punimet po zhvillohen sipas planit dinamik, gjatë inspektimit janë evidentuar mangësi në realizimin e tyre.

“Gjatë vizitës në terren, u shqyrtua ecuria e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës ‘Ibrahim Rugova’”, ka shkruar Morina.

Ai ka theksuar se gjatë inspektimit janë konstatuar mangësi në zbatimin e projektit teknik dhe në respektimin e rregullave e standardeve të ndërtimit.

“Ndonëse punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me planin dinamik, gjatë inspektimit u evidentuan mangësi në realizimin e tyre sipas projektit teknik dhe rregullave e standardeve të ndërtimit”, ka deklaruar Morina.

Zëvendësministri ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në projekt që të rrisin angazhimin dhe mbikëqyrjen profesionale, si dhe të adresojnë mangësitë e identifikuara, në mënyrë që punimet të realizohen në përputhje me projektin dhe standardet e kërkuara.

“Përparimi në realizimin e punimeve duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me cilësi, siguri dhe zbatim të përpiktë të projektit”, ka theksuar ai.

Morina ka bërë të ditur se qëllimi i ndërhyrjeve në skarpata është garantimi i stabilitetit afatgjatë dhe rritja e sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës “Ibrahim Rugova”.

Burimi: RTKLive