
Protestat në Shqipëri ishin temë e diskutimit sonte në emisionin Rubikon me panelistët e ftuar.
Gazetari Vehbi Kajtazi, në Klan Kosova ka komentuar ecurinë e këtyre protestave, veçanërisht sjelljen e forcave policore.
“I ke këta policë që 130 e sa ditë janë të lodhur e të rraskapitur gjatë këtyre protestave që i sheh sot edhe prej lodhjes edhe prej shumë arsyjeve tjera, që edhe policët bëhen huliganë dhe gjuajnë protestuesit me gurë”, deklaroi Kajtazi.